Lajmet e fundit

Në lagjen Tophane të Prishtinës është hapur “Fun Club i Dardanëve”.
Kryetari i grupit të tifozëve të Kombëtares së Kosovës, Lulzim Berisha, ka thënë se ideja për hapjen e këtij ‘Fun Club’ ka qenë e kamotshme por që kanë munguar mjetet financiare, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se nga aty synojnë të organizohen për shumë aktivitete, por që ky edhe presin qytetarë dhe përkrahës të verdhekaltërve.
“Konsultat për koreografi, shpërndaje të biletave dhe shumë e shumë gjëra presim që t’i diskutojmë këtu”, ka thënë Berisha.