07.02.2017 · përditësuar para 3444 dite1 min lexim
Është hapur Fondi për Përkthimin Letrar, i cili është kthyer tashmë në tradië.
Ky Fond po hapet për të katërtin vit radhazi derisa po bëhet dhe thirrja për aplikime dhe mbështetje të përkthimit letrar nga gjuha huaj në gjuhën shqipe, transmeton Klan Kosova.
Në një komunikatë dërguar për media thuhet se përvoja e tre viteve ka dëshmuar se Fondi, përveçse një ndihmesë e drejtpërdrejtë për përkthyesit dhe shtëpitë botuese, është edhe një tregues vlerësimi për përkthimet më të mira.
Fondi për Përkthimin Letrar (FPL), edhe këtë vit, do të nxisë dhe mbështesë financiarisht përkthime të arrira të veprave të rëndësishme të letërsisë europiane dhe asaj botërore në gjuhën shqipe, transmeton Klan Kosova.
Fondi i përkthimeve letrare i krijuar nga Ministria e Kulturës kap vlerën 2 milionë lekë për vitin 2017 dhe mbështet përkthime me cilësi të lartë të letërsisë së huaj.
Afati i aplikimit është data 28 shkurt 2017, ora 14.00.
Për më shumë shikoni njoftimin e vendosur këtu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.