Lajmet e fundit
Në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë, ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Hyjnesha në Fron.

Drejtori Artistik i Festivalit Besim Ajeti tha se që tridhjetë e pesë vjet në Kosovë nuk është xhiruar film për fëmijë.
“Së këndejmi sivjet edicionin tonë tradicional të Festivalit e filluam edhe me programin për fëmijë, me KIDS Hyjneshën", tha Ajeti, gjatë konferencës për media,
Gjatë ceremonisë së hapjes së Festivalit u rixhirua skena 27/1 e serialit dikur shumë të popullarizuar për fëmijë “ Fidani”.
Programin e Kids Hyjneshës e pasuruan edhe këngë nga shkolla “ Vihuela”, vallëzim modern nga “ Evolution”, si dhe recital nga çerdhja e fëmijëve “ Gëzimi ynë” nga Fushë Kosovë. Pjesa e Festivalit për fëmijë është përmbyllur me shfaqjen e filmit Spirit në 'Kino Treni'.
Shfaqja e filmave për të rritur ka filluar në orët e pasdites dhe do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes.
Krahas aktiviteteve argëtuese e kulturore gjatë gjithë kohës së zgjat Festivali ‘Hyjnesha në Fron”, në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe në platonë para tij do të qëndrojnë hapur “Panairi për ushqim,veshje tradicionale e produkte tjera vendore’’.