Festivali i filmave të shkurtër, “Balkans beyond Borders” ka ardhur dhe në Kosovë.
Ky festival do të mbahet në Prishtinë nga 28 deri me 31 tetor. Qëllimi i këtij festivali është promovimi i kulturës ballkane, ketë e benë të ditur dhe drejtoresha e festivalit, Vasiliki Masoglu.
“Ballkani përtej Kufijve” është një festival i filmave të shkurtër, ku çdo vit vizitojmë qytete të ndryshme në regjionin e Ballkanit dhe pastaj në gjithë Evropën. Ne jemi këtu për të promovuar kulturën ballkane dhe për ta sjelluar atë afër njerëzve kështu do ta njohim njëri-tjetrin më mirë”, është shprehur ajo, njofton Klan Kosova.
Festivali për audiencen do të ofrojë dhe një ekzpozitë në fakultetin e artit në të cilën do të marrin pjesë artistë nga Ballkani.
Sponsor medial i këtij festivali është Klan Kosova.
Kronikë nga Erblina Okrashtica.
https://www.youtube.com/watch?v=Z3UyapAOh30
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.