Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve, u hap ekspozita "PoDuArtColony".
Për këtë ekspozitë u zhvillua një koloni arti për tri ditë në fshatin Orllan, organizuar nga profesoresha, Rifadije Bllaca, njofton Klankosova.tv.
Sipas një postimi nga komuna e Podujevës, në këtë koloni të artit morën pjesë 19 piktorë nga e gjithë Kosova, ku pas tre ditësh punë ata shfaqën pikturat e tyre në ekspozitën e hapur në ambientet e Galerisë së Arteve.
Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Humolli-Jashanica dhe drejtorë të tjerë komunal.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 maj nga ora 11:00 deri në 16:00.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.