Sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, është hapur ekspozita ''Më i mirë ish varri se sa mos me ditë''.
Kjo ekspozitë është prezantuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, vepër kjo, që iu dedikohet të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.
''Më i mirë ish varri sesa mos me ditë'', është një fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që akoma sot presin më të dashurit e tyre.
Vizioni i Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë është për një shoqëri që ballafaqohet me të kaluarën dhe respektohen të drejtat e njeriut.
Për më shumë detaje ndiqni raportimin e gazetares Gresa Nitaj.
https://youtu.be/b9RHpENhdUg
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.