Edicioni i 74-të i festivalit të filmit, Kanë dje e ka hapur mbrëmjen me tepihun e kuq me filmin e rivierës franceze, "Annette".
Kana u hap me shumë ekskluzivitet nën respektimin e masave të sigurisë kundër përhapjes së COVID-19.
Me regji të Leos Carax dhe me skenar të dy nga vëllezërve Ron dhe Russell Mael, filmi "Annette" është një histori e një çifti të të famshmëve që jetojnë në Los Anxhelosin bashkëkohor.
Aktori i humorit, Henry (Adam Driver) dhe këngëtarja e operas, Ann (Marion Cotillard), janë të lumtur dhe janë në qendër të vëmendjes, por jeta e tyre përmbyset me lindjen e fëmijës së tyre të parë, Anetes misterioze, e cila ka një fat të jashtëzakonshëm.
"Annette" është filmi i parë i regjisorit Carax, i cili është realizuar në gjuhën angleze. Aktorët dhe pjesëtarët e filmit kaluan në tapetin e kuq para se të ngjiteshin në shkallët e famshme të festivalit.
Anëtarët e jurisë së festivalit morën pjesë në gala mbrëmjen e filmit, ata janë Maggie Gyllenhaal, Song Kang-ho, Melanie Laurent, Tahar Rahim si dhe presidentin e jurisë, Spike Lee. Paneli do ta shqyrtojë "Annette" dhe 23 filma të tjerë që janë në garë për çmimin kryesor të festivalit, Palmën e Artë.
Kjo ngjarje e filmit kishte për t'u mbajtur në maj të vitit të kaluar por u anulua si pasojë e COVID-19, dhe tani po mbahet në korrik.
Festivali i filmit në Kanë filloi të martën (6 korrik) dhe zgjat deri të shtunën (17 korrik), shkruan Asotiated Press, përshtat në shqip Liridona Gashi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.