Lajmet e fundit

Emira Selimi - iniciatorja për hapjen e bibliotekës shqiptare në Manastir[/caption]
“Ideja për krijimin e kësaj biblioteke filloi atëherë kur unë në vitin 2021 nisa të gjurmoj për shqiptarët ortodoksë atje. Përderisa unë merresha me shqiptarët ortodoksë në Manastir - konkretisht me familjen Qiriazi, arrita ta zbuloj fatin e shqiptarëve mysliman atje. Statistikat tregonin që shqiptarët ishin dy për qind, por nga kjo shifër ishin ata shqiptarë me mbiemra të shqipëruar, ndërsa shumica më e madhe e shqiptarëve atje ishin me mbiemra të sllavizuar me prapashtesat (ski) dhe të turqizuar”.
Ajo thotë se në Manastir qytetarët deklarohen shqiptarë, flasin shqip, porse në dokumentet e tyre ata nuk figurojnë si të tillë.
[caption id="attachment_1950097" align="alignnone" width="633"]
Qyteti i Manastirit[/caption]
“Kjo ishte propaganda e pushtetit maqedonas me shqiptarët e Manastirit. Ata kanë frikë nga e vërteta dhe nuk kanë pasur zgjidhje apo thënë ndryshe alternativë tjetër për të asimiluar Manastirin”.
“Në Manastir mund të jesh gjithçka, por vetëm shqiptar jo. Krijimi i bibliotekës ishte alternativa ime e vetme për t’i shpëtuar shqiptarët nga asimilimi pasi që gjëja e parë që vëreni tek shqiptarët e Manastirit kur i vizitoni është që ata nuk flasin shqip bukur - kjo është si pasojë e mungesës së literaturës shqipe. Ata nuk kanë shkollë të mesme shqipe, shqiptarët mësojnë në shkollat maqedonase, kishin vetëm një shkollë fillore ku mësonin shqip e quajtur ‘Goce Dellçev’ edhe ajo çdo vit po boshatiset nga shqiptarët. Andaj, unë edhe librat shkollorë si abetarja, librat e historisë dhe librat e gjuhës shqipe i kam sjellë nga Shqipëria. Këto libra janë faktorë kyç për ruajtjen e identitetit kombëtar”.
[caption id="attachment_1950101" align="alignnone" width="640"]
Pamje brenda muzeut të alfabetit në Manastir[/caption]
Në pyetjen nësë ka kërkuar ndihmë nga institucionet shtetërore, Selimi tregon se nuk e ka bërë një gjë të tillë, për shkak se siç theksoi ajo prej vitesh e ka ditur përgjigjen.
“Iniciativa ime ka qenë publike dhe e hapur. Unë nuk kam kërkuar ndihmë pasi që e kam ditur përgjigjen. Unë nuk kërkoj ndihmë nga një ministër i cili me vite të tëra nuk ka arritur ta formojë një shkollë të mesme në Manastir. Çdo vit qytetarët kanë kërkuar shkollë, ata vetëm kanë premtuar dhe asgjë nuk kanë realizuar. Çfarë libra të kërkoj unë nga ministri? Ato libra ku fyhen shqiptarët? Ato libra që ne me vite protestonim ‘na i hiqni nga bankat shkollore’ dhe ministrat shqiptarë nuk na i hoqën kurrë”.
[caption id="attachment_1950102" align="alignnone" width="640"]
Pamje brenda muzeut të alfabetit në Manastir[/caption]
Emira synon që këtë bibliotekë ta themelojë pikërisht në katin e parë të muzeut të alfabetit. Sipas saj, aty më nuk do të shiten pllaka/qeramika, por aty do të lexohen libra në gjuhën shqipe.
“Ndihmë deri më tash kam pasur nga të gjitha trojet shqiptare, e posaçërisht nga Kosova dhe Shqipëria. Kosova ka thyer rekord, diçka që realisht ka qenë e pritur. Ndihmë kanë ofruar dhe profesorët e ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova. Nga Kosova më janë paraqitur se janë të gatshëm që edhe rinovimin e bibliotekës ta bëjnë në formën sa më të bukur - e gjithë kjo për atdhedashurinë dhe për qytetin ku neve na lindën shkronjat tona shqipe. Këtu u vërtetua se nëse politikanët e kanë harruar Manastirin, të njëjtën nuk po e bëjnë edhe shqiptarët në mbarë trojet tona”.
Studentja e shkencave politike e cila është edhe gazetare, planifikon që funksionalizimin e bibliotekës ta nis nga mesi i muajit mars dhe pret që baca Rifat Jashari të jetë i pranishëm në hapjen e saj.
[caption id="attachment_1950103" align="alignnone" width="640"]
Pamje brenda muzeut të alfabetit në Manastir[/caption]
“Unë planifikoj që në mesin e muajit mars ta përfundoj bibliotekën, ku edhe hapjen e saj planifikoj ta bëj me figurat më të spikatura kombëtare. E kam thënë publikisht që shiritin e bibliotekës së parë shqiptare në qytetin e alfabetit nuk e pres pa prezencën e bacës Rifat Jashari”.
Ajo tregon se mbështetja e qytetarëve në këtë iniciativë është e gjerë. Vetëm nga Komuna e Gostivarit, konkretisht nga Arben Taravari i janë ofruar 500 libra.
Deri në hapje të saj, Selimit i mbetet që librat e grumbulluara në Shkup, t’i sistemojë në mënyrë elektronike në mënyrë që ato të ruhen dhe pastaj të vendosen në rafte në bibliotekën shqiptare të Manastirit.
https://www.youtube.com/watch?v=pkxuukn2AAI
klankosova.tv