Kanye West mund të mos e përkrahë në mënyrë direkte iniciativën e vaksinimit kundër koronavirusit, por organizimi i eventit të tij është.
Reperi 44-vjeçar po e prezanton ngjarjen e ardhshme të eventit “Donda” në Çikago dhe arena do të ofrojë jozyrtarisht vaksina antiCOVID.
Kanye nuk po kërkon nga pjesëmarrësit që të vaksinohen, apo edhe të dalin negativë për COVID.
Një zëdhënës konfirmoi se në dispozicion janë më shumë se 1 mijë e 500 vaksina për fansat që duan të vaksinohen.
Thuhet se dozat ndahen midis vaksinave Pfizer dhe Johnson & Johnson. Dhe për këdo që merr dozën e parë të Pfizer që sapo mori miratimin e FDA-së, zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë së Çikagos do t’i ndihmojnë për terminet e dozës së dytë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.