Rrugët e 12 fshatrave në Elbasan të cilat ishin bllokuar për shkak të dëborës, sot janë të kalueshme.
Aktualisht po punohet për hapjen e rrugëve në katër fshatra të tjerë.
Aksi nacional Prrenjas Qafe – Thanë është i kalueshëm pa probleme, ndërsa aksi Librazhd Peshkopi kërkon përdorimin e zinxhirëve për shkak të ngricave.
Paraqitet më e qetë situata në Bashkinë e Gramshit, ku është rikthyer energjia elektrike dhe nuk ka fshatra të bllokuar.
Në fshatrat Lenie e Poroçan kalohet me zinxhirë, ndërsa në fshatin Kukur ende nuk mund të kalojnë autobusërt.
Në Librazhd janë të bllokuara fshatrat e Njësisë Steblevesi dhe Qarrishta e Gizaveshti./TopChannel
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.