Një grua e re e etur për të arritur “trup të përsosur” gati vdiq kur ajo u shtrua në spital pas përdorimit të pilulave për dietë që kishte blerë në Amazon .
Natalie Penney vuajti dridhje të pakontrollueshme, djersitje dhe të rrahura të shpeshta të zemrës para se të kolapsonte në shtëpinë e saj në Manchester.
Pilulat i shkaktuan dëmtime në zemrën e saj dhe ajo u detyrua të vendos një monitor të kontrollimit të të rrahurave të zemrës në një klinikë të specializuar gjatë dy viteve të fundit.
"Kur unë shoh mbrapa tani, unë nuk mund të besoj se unë isha aq budallaqe për të marrë diçka që unë nuk dija asgjë për efektet e saj” tha Penney.
"Pilulat bën fillimisht "punë" dhe më dhanë trupin që e kisha kërkuar, por efektet anësore ishin të tmerrshme” tha ajo.
Penney shpreson se duke e ndarë historinë e saj do të ndikojë te vajzat e tjera, transmeton Klan Kosova.
“Duke e krahasuar veten me vajzat e tjera am vënë veten në rrezik dhe shpresoj se vajzat e tjera e kuptojnë se pilulat e dietës janë një rrezik që nuk ia vlen të marrë” përfundoi ajo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.