Filmi “HANA” me regji të Ujkan Hysaj do të ketë premierën botërore në edicionin e 56-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Goa të Indisë, një festival i kategorisë A dhe ndër më prestigjiozët në botë. Filmi është përzgjedhur në kategorinë zyrtare të garës për “ICFT–UNESCO Gandhi Medal Award”, një çmim që nderon filmat që pasqyrojnë idealët e UNESCO-s si toleranca, dialogu ndërkulturor dhe paqja.
Në qendër të tregimit qëndron Sara, një aktore që bashkohet me një program të Art Terapisë në Qendrën e Rehabilitimit për Gratë në Kosovë, për të ndihmuar të mbijetuarat të shndërrojnë dhimbjet e tyre në art. Por, teksa ajo zhytet në historitë e grave, ajo përballet me plagët e veta të pashëruara të lidhura me babanë e saj dhe me identitetin e saj të dytë, Hana.

Në rolet kryesore interpretojnë: Sheqerie Buçaj, Ilire Vinca, Refet Abazi, Ermin Bravo në vazhdim me rolet tjera si Teuta Ajdini, Fatlume Bunajku, Agron Shala, Lumije Muçaj Sopi, Xhevdet Doda, Shpend Xani, Xhejlane Godanci, Bislim Muçaj, Nazmije Sylejmani, Daniela Markaj dhe Euron Kadriu.
Filmi është realizuar nga regjisori Ujkan Hysaj, me skenar nga Fadil Hysaj, producent Ujkan Hysaj, Kushtrim Koliqi, DoP Almir Djikolli, montazhi Ujkan Hysaj, muzika origjinale: Memli Kelmendi, drejtimi artistik Mentor Berisha, kostumet: Alma Krasniqi, sound design: Labinot Sponca, kolorist: Gazmend Nela, koreografia: Robert Nuha etj.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.