Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, sonte u takua me banorët e Shipolit.
Ai tha se atje u prit me entuziazëm dhe me mobilizim të jashtëzakonshëm, transmeton Klankosova.tv.
“Angazhim e entuziazëm edhe në Shipol. Ju falënderoj për këtë mobilizim të madh. Për këtë mobilizim për fitoren”.
“Kosova mundet ma mirë. Ne besojmë në këtë. Ne do ta bëjmë realitet këtë”, shkroi Hamza.
Nga ana tjetër, gazetarja Arbëreshë Uka tha se Hamza këtë tubim e vlerësoi si më të rëndësishmit të tij, duke kërkuar mbështetjen nga njërën prej lagjeve më të rëndësishme të Mitrovicës.
https://www.youtube.com/watch?v=NKkr9BLvdaw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.