Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pranuar sot ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim.
Hamza përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit nuk është çështje vetëm e një partie, por e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, raporton Klankosova.tv.
“Si subjekt politik opozitar, nuk kemi qenë dhe nuk jemi pengesë e proceseve shtetërore, por as nuk mbështesim kandidatura që nuk përfaqësojnë unitetin qytetar, sipas frymës kushtetuese. Uroj që të ketë reflektim nga ata që e kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidatura me mbështetje të gjerë, duke shmangur kalkulimet afatshkurtra partiake. Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/kurti-pret-ne-takim-hamzen-flasin-per-ceshtjen-e-presidentit111/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.