Lajmet e fundit

Para takimit, Hamza tha se diskutimi do të përqendrohet në parime dhe se, sipas tij, nuk ka vija të kuqe, transmeton Klankosova.tv.
Ai u shpreh optimist se mund të gjendet një zgjidhje që do të çojë drejt formimit të institucioneve të reja të vendit.
"Qëndrimi im është i qartë. Te unë është gjithmonë konsistenca prezent. Gjithmonë kam deklaruar që s’ka vija të kuqe me partitë politike, gjithmonë jam i gatshëm me bisedu me secilin lider politik në interes dhe në dobi të vendit dhe normalisht që deklarata ime ka qenë publike, ka qenë e qartë. Fillimisht për prioritetet, se unë kam garuar me një program, kam garuar me disa prioritete, nuk kam garuar për me i pasë 4-5 vetë ministra, 5-6 vetë, për me pasë këtë pozicion a atë pozicion, po kam garuar me pasë ambient më të mirë për biznesin, me pasë partneritet me aleatët tonë edhe me miqtë tanë, po edhe si partner me i trajtu. Me i rrit pagat, me i rrit pensionet e shumë prioritete të tjera”, tha Hamza.Takimi po zhvillohet pas ftesës së Kurtit për një takim veçmas me liderët e tri partive politike, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit./ Klankosova.tv