Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka premtuar se nën qeverisjen e tij, fshatrat e Rugovës do të bëhen më atraktivë për turistët.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, vendin e bëjnë më shumë se një destinacion, transmeton Klankosova.tv.
“Nga peizazhet e bukura deri te pritja e ngrohtë, tradita dhe rrëfimet mbresëlënëse të rugovasve, këtë vend e bëjnë më shumë se një destinacion. E bëjnë një përvojë të jashtëzakonshme për secilin që e viziton. Fshatrat e Rugovës, me investime të qeverisë sime, do t’i bëjmë edhe më atraktive për turistët”, ka shkruar Hamza.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.