Lajmet e fundit

“Ne presim, edhe pse në mënyrë të padrejtë u shty vendimi për në shtator, ne presim që liderët tanë, s’ka asnjë logjikë dhe as fakt përveç që të ketë një vendim lirues, dhe do të jetë një situatë, zgjedhjet e brendshme, kthimi i liderëve. Unë nuk mund të paragjykojë se a do të merren ata me politikë, është në të drejtën e tyre, asnjëherë me mua nuk e kanë thënë që do të jenë pjesë e politikës, por megjithatë Partia Demokratike e Kosovës kalon në një nivel tjetër të mundësisë që të ketë rezultat më të mirë, sesa që e ka pasë në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Hamza në Klan Kosova.