Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ia ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti, një deklaratë të tij që ndërlidhet me rritjen e pagave dhe në të njëjtën kohë më uljen e tatimeve.
Këtë pjesë të premtimit të Kurtit, Hamza tha se e pëlqeu, duke iu drejtuar Kurtit se tash ka vendosur drejtë, transmeton Klankosova.tv
“Një çështje që më ka pëlqy është premtimi se do të lirohen pagat minimale prej tatimit në pagë, qarkullimi prej 6 mijë euro do të lirohen, veturat e reja të importuara prej BE-së do të lirohen prej taksës doganore 10% dhe në të njëjtën kohë është premtu rritja e pagave dhe subvencioneve.
Para do kohe kryeministër, ke pasë thanë që nuk ka mundësi me u ulë tatimet dhe me u rritë pagat. Unë të kam thënë që ka mundësi, ka ndodhë dhe mundët me ndodhë. Kryeministër, ja nuk e ke pasë atëherë mirë, ja nuk e ke tash mirë. Por unë po të them që tash e ke mirë. “
/Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.