Marek Hamsik ka barazuar rekordin e golave për Napolin me legjendën e klubit, Diego Maradona, njofton Klan Kosova.
Ylli sllovak ka shënuar kundër Torinos për të realizuar kështu golin e tij të 115 për klubin dhe barazuar me Maradonën.
Rekordi i argjentinasit qëndronte që 26 vjet i paprekur.
Kapiteni i klubit Hamsik i është bashkuar Napolit nga Brescia në vitin 2007 dhe ka fituar dy Kupa të Italisë, dhe Superkupën.
Maradona kishte fituar dy tituj të Serie A, Kupën e Italisë, Superkupën dhe UEFA Kupën në vitin 1989.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.