Opinionistja Vjosa Sadriu-Hamiti, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, sipas saj, me vetëdije të plotë po bën shkelje të Kushtetutës.
Kjo vjen pas seancës së mbrëmshme të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, ku VV vazhdoi me hedhjen në votim për shefin e shtetit, ani pse nuk ishin 80 deputetë pjesëmarrës, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, profesoresha tha se Kurti është duke e vënë në pikëpyetje shtetësinë dhe legjitimitetin e shtetit.
“Albin Kurti po e di që është shkelje e Kushtetutës, po prapë po e bën. Kjo për mua është një alarm shumë i madh, të cilin secili qytetar duhet me e pa, sepse nuk duhet të lejohet, që një person, një parti, po edhe le t’i merr 90% të votave, rendin kushtetues nuk guxon të na cenohet. Albin Kurti me vetëdije të plotë është duke e bërë. Është duke e vënë në pikëpyetje shtetësinë tonë, legjitimitetin tonë, është rrezik”, tha ajo në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=1E5EqgtmUMk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.