Lajmet e fundit

Hamburgu fitoi Telekom Kup 2015, madje edhe kundër kampionëve të Bundesligës, Bayern, të cilët nuk fituan asnjë ndeshje.
Takimet në këtë turne janë padyshim ndryshe nga ato që janë mësuar djemtë e Guardiolës, pasi me katër skuadra pjesëmarrëse, një ndeshje zgjat vetëm 45 minuta dhe luhen në fillim dy gjysmëfinalet e më pas finalja, transmeton supersport.al.
Në ndeshjet e tij të parë të sezonit Bayern u mposht 2-1 nga Augsburgu.
Hamburgu avancoi pasi mposhti Borussia Mynchengladbach me penallti në gjysmëfinalen tjetër.
Në finale, Hamburgu që i shpëtoi rënies historike nga Bundesliga vetëm në play off muajin e kaluar fitoi 2-1 ndaj Augsburgut.
Mohamed Gouaida dhe Ivica Olic kaluan ekipin e tyre në epërsi duke e bërë të pavlefshëm golin që shënoi Tim Matavz për Augsburgun.