Lajmet e fundit

Sipas një raporti Hamasi ka thënë se sulmet që i kreu më 7 tetor, ishin një “hap i domosdoshëm” për të “përballuar të gjitha komplotet izraelite kundër popullit palestinez”.
Sipas AFP, grupi tha në një raport prej 16 faqesh mbi sulmet se "disa gabime ndodhën ... për shkak të rënies së shpejtë të sistemit të sigurisë dhe ushtrisë izraelite, dhe kaosit të shkaktuar përgjatë zonave kufitare me Gazën".
Dokumenti ishte raporti i parë publik i Hamasit i lëshuar në anglisht dhe arabisht që justifikonte sulmet, ku sipas shifrave të publikuara thuhet se u vranë rreth 1200 njerëz, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.
Në një deklaratë, Hamasi kërkoi "ndalimin e menjëhershëm të agresionit izraelit në Gaza, krimet dhe spastrimin etnik të kryer kundër të gjithë popullatës së Gazës".