Hamasi thotë se po konsultohet me grupe të tjera palestineze përpara se të japë një përgjigje zyrtare ndaj propozimit të fundit për një armëpushim të ri në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve të paraqitur nga SHBA-ja.
Presidenti Donald Trump tha të premten në mëngjes se priste të dinte brenda 24 orësh nëse Hamasi është pajtuar me planin.
Ai tha më parë këtë javë se Izraeli kishte pranuar kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit palët do të punonin për t'i dhënë fund luftës 20-mujore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, ushtria izraelite po vazhdon të bombardojë objektiva në të gjithë Rripin e Gazës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.