Hamasi thotë se u ka dhënë një "përgjigje pozitive" ndërmjetësve mbi propozimin e fundit për një armëpushim të ri në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve të paraqitur nga SHBA-të.
Në një deklaratë, Hamasi shtoi se ishte "seriozisht i gatshëm të hynte menjëherë në një raund negociatash". Nuk ka konfirmuar ende nëse do t'i pranojë propozimet.
Më herët të premten, presidenti amerikan Donald Trump tha se priste një përgjigje nga Hamasi brenda një dite, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha më herët këtë javë se Izraeli kishte pranuar kushtet e nevojshme për një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit palët do të punonin për t'i dhënë fund luftës 20-mujore.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.