Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka publikuar një listë të detajuar me 7 mijë e 28 persona që thotë se janë vrarë që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës.
Dokumenti i cili është 212 faqe i gjatë, përmban ato që ministria thotë se janë emrat dhe moshat e secilës viktimë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Lista përfshin 6 mijë 747 emra të regjistruar dhe i referohet 281 trupave të paidentifikuar.
Aty thuhet se janë vrarë 2 mijë 665 fëmijë, ku sipas tyre, shumica e trupave të paidentifikuar janë të fëmijëve.