Lajmet e fundit

Hamasi ka njoftuar se ka pranuar një propozim të Egjiptit dhe Katarit për armëpushim.
Hamasi lëshoi një deklaratë duke thënë se lideri suprem, Ismail Haniyeh, e kishte dhënë lajmin në një telefonatë me kryeministrin e Katarit dhe ministrin e inteligjencës së Egjiptit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Këto dy vende kanë ndërmjetësuar për muaj të tërë bisedimet midis Hamasit dhe Izraelit, derisa ende nuk ka pasur ndonjë koment nga ky i fundit.