Lajmet e fundit

Hamasi ka reaguar ndaj sulmeve të ShBA-së në Irak dhe Siri, duke thënë se ato shënojnë një "përshkallëzim të rrezikshëm" në Lindjen e Mesme.
Gjithashtu Hamasi ka thënë edhe se sulmet janë një kërcënim për "sigurinë dhe stabilitetin" e rajonit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
"Ne e dënojmë agresionin amerikan kundër Irakut dhe Sirisë dhe e konsiderojmë atë një përshkallëzim të rrezikshëm”, thuhet në Telegram.