Lajmet e fundit

Grupi Hamas tha në një deklaratë se e konsideron pjesëmarrjen e Spanjës në çështjen e Afrikës së Jugut para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një veprim që do të "forcojë drejtësinë ndërkombëtare në ndjekjen e saj".
“U bëjmë thirrje vendeve anembanë botës që t'i bashkohen padisë së ngritur kundër entitetit kriminal sionist, i cili vazhdon të vrasë dhe të kryejë masakra me qëllim gjenocid dhe spastrim etnik, pavarësisht nga vendimet paraprake të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Hamasit.