Lajmet e fundit

Hamasi thotë se "mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit", por thekson se Izraeli është "përgjegjës për çdo ndërlikim apo vonesë".
Zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim, i tha BBC-së se dera ishte e hapur për ndërmjetësuesit e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit që të ndërhynin dhe të kthenin marrëveshjen e armëpushimit në rrugën e duhur.
"Ne nuk dëshirojmë që kjo marrëveshje të prishet", tha ai.
“Ne po bëjmë maksimumin për të shmangur çdo pengesë, çdo sfidë dhe për këtë arsye jemi të gatshëm të dorëzojmë pengjet të shtunën e ardhshme nëse situata korrigjohet përmes ndërmjetësve".
Hamasi ka përsëritur gjithashtu refuzimin e planit të presidentit amerikan Donald Trump për të "marrë kontrollin" e Gazës, duke i etiketuar komentet e presidentit si "raciste" dhe duke thënë se plani nuk do të ketë sukses.
"Lëvizja Hamas mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit për sa kohë që okupimi i përmbahet asaj," shton grupi, duke vënë në dukje se marrëveshja u ndërmjetësua nga ndërmjetësit dhe u dëshmua nga komuniteti ndërkombëtar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.