Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 33,797 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori.
76,465 të tjerë janë plagosur, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se 68 palestinezë kanë vdekur dhe 94 janë plagosur në 24 orët e fundit.
Shifrat nuk bëjnë dallim mes viktimave civile dhe ushtarake, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.