Halsey ka njoftuar se është shtatzënë.
Artistja 26 vjeçare nuk ka publikuar fotografi që një kohë të gjatë dhe ato me bark të rrumbullakosur kanë qenë të papritura për fansat.
"Surprizë", ka shkruar Hailsey poshtë imazheve të ndara me ndjekësit në Instagram, transmeton Klan Kosova.
Halsey etiketoi Alev Aydin në post dhe fansat supozojnë se ai është babai. Alev ripostoi foton e Halsey-it, duke konfirmuar me sa duket lajmin se ai është babai!
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.