Me sa duket Halsey dhe Evan Peters e kanë konfirmuar lidhjen në rrjete sociale.
Dyshja u vërejtën duke mbajtur duart gjatë mbrëmjes së të premtes në një festë për Halloween, nga e cila artistja e njohur postoi fotografi me të dashurin e ri.
Thashethemet për një romancë mes të dyve, filluan muajin e kaluar kur të dy u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Këngëtarja 25 vjeçare ishte në lidhje më parë me G-Eazy ndërkaq Peters, 32 vjeçar u nda nga Emma Roberts gjatë muajit maj.
https://www.instagram.com/p/B4EpbtfJx1x/?utm_source=ig_embed
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.