Lajmet e fundit

“Kjo është një ëndërr që u bë realitet. Nuk mund as t’iu tregoj se si po ndjehem”.
“Vazhdoj të mendoj për veten, kur isha gjashtë vjeçare, kur isha në Kenia në një kamp refugjatësh. Të rritesh dhe ta jetosh ëndrrën amerikane, të kthehesh në Kenia dhe të bësh një fotosesion për Sports Illustrated në vendet më të bukura në Kenia – është një histori që jo çdo kush mund ta jetojë”, ka thënë ajo gjatë këtij fotosesioni.
"Duke qenë Halima pjesë e SI Swimsuit është një shembull tjetër i gamës së gjerë të bukurisë që ekziston. Pjesëmarrja dhe përfshirja e saj në këtë projekt thekson angazhimin tonë në mbështetjen e grave që të jenë vetvetja - ajo çfarë i bën ato unike është ajo që e rikonformon mesazhin tonë se ju jeni të denja”, ka thënë MJ Day, redaktore e kësaj reviste.
Aden është bërë kryelajm i të gjitha mediave edhe më herët kur ajo ishte konkurrrentja e parë me hixhab në Miss Minnesota [SHBA] derisa shumë shpejt u bë modelja e parë me hixhab që nënshkroi një kontratë me një agjenci të njohur modelimi.
Që atëherë, ajo u bë pjesë e ballinave të Allure dhe Glamour derisa ndihmoi American Eagle të lansojë një hixhab që u shit brenda një jave.
Ajo gjithashtu ishte pjesë e sfilatave të shumë markave të njohura si Yeezy, Max Mara, Philipp Plein dhe shumë të tjera.