Debate të ashpra sonte u zhvilluan në emisionin “Big Talk” në Klan Kosova mes opinionistit Vlorian Halili dhe moderatorit Kron Sadiku.
Në Klan Kosova, Halili dhe Sadiku, bashkë me të tjerët kanë komentuar lojën që është duke e bërë Labinot Rexha brenda shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.
Vloriani i tha Kronit se Labi është duke bërë një lojë jo të mirë brenda shtëpisë.
“Në momentin e parë që janë bërë videot virale mes Klodit dhe Londrimit në rrjete sociale, Labi e ka marrë këtë sepse aq ka ditur për ata të dy, dhe e ka përdorur brenda. Labi është duke luajtur poshtër”, ka thënë Halili.
Halili i tha Sadikut në një moment se ai është duke e mbrojtur Rexhën edhe pse e di se është gabim.
“Nëse Pasjaqa është fans i Xhenetës, ti qenke fans i Labit”, i tha Halili, Sadikut.
Ky i fundit i tha me shaka: “Unë jam fans i të gjithëve”. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=wY_EV0AWD4w
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.