Yahoo ka deklaruar se hakerët kanë arritur të hyjnë në sistemin e saj dhe të hakojnë 500 milionë llogari të përdoruesve të vet.
Informacionet që mund të dalin nga hakim i këtyre llogarive, përfshijnë emra, e-mail adresa, numra telefoni, data të lindjes dhe fjalëkalime dhe informata mbi xhirollogaritë bankare, ka thënë gjigandi i teknologjisë.
Firma e teknologjisë ka thënë se po punon me autoritetet ligjore dhe do t’i përgjigjet këtij sulmi.
Edhe në fillim të këtij viti, Yahoo ka thënë se po i heton hakerët që kanë pasur akses në 200 milionë llogari të përdoruesve të saj.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.