Lajmet e fundit
Bayern Munchen fiton Audi Cup.

Real Madrid është mposhtur në finale të Audi Cup nga kampioni i Gjermanisë, Bayern Munchen.
Skuadra mbretërore megjithëse në njëfarë mënyrë dominoi pjesën e parë, në të dytën ishte pothuaj inekzistente.
Humbja e ritmit dhe presionit të 'Los Blancos' u mundësoi bavarezëve që të marrin lojën nën kontroll duke krijuar një sërë rastesh shënimi.
Mirëpo, gardiani i mbrëtërve, Keylor Navas ishte në krye të detyrës në secilin rast, megjithëse Douglas Costa i bavarezëve krijonte raste minutë pas minute.
Kjo deri në minutën e 88-të, kur pas një krosimi nga gjuajtja e lirë, Robert Lewandwski gjendet përballë Navas dhe e mposhtë për t'i dhënë Bayernit epërsinë.
Nga goli deri në fund nuk pati shumë kohë, kështu Bayern shpallet kampion i Audi Cup.