23.08.2015 · përditësuar para 3996 dite1 min lexim
Barcelona ka fituar ndeshjen kundër Athletic Bilbaos me rezultat 1-0 duke arritur kështu të hakmerret për humbjen turpëruese para pak ditësh nga baskët, njofton Klan Kosova.
Golin e fitores e shënoi Luis Suarez në minutën e 54.
Barcelona e dominoi takimin dhe shpërdoroi disa raste për shënim, madje Messi humbi edhe një 11-metësh në pjesën e parë.
Gjithsesi Barcelona arriti të shënjestrojë një herë saktë, për të filluar kështu sezonin me fitore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.