Denver Nuggets kanë shënuar fitore ndaj Miami Heat me rezultat 94:109.
Me këtë fitore ata e kanë rikthyer epërsinë e serisë, 2:1, por edhe atë të terrenit vendës.
Dyshja e Denverit, Jamal Murray dhe Nikola Jokiq, u shquan me dyshifrorë të trefishtë secili, i pari me 34 pikë, 10 kërcime e po aq asistime, ndërkaq i dyti me 32 pikë, 21 kërcime e dhjetë asistime.
Në anën tjetër, më shumë pikë te Heat pati Jimmy Butler, gjithsej 28.
https://www.youtube.com/watch?v=PIcYSk9mSX8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.