Carmen Chamblee, është vajza së cilës hakmarrja ndaj ish-të dashurit i kushtoi me burg.
19 vjeçarja u arrestua në mëngjësin e së shtunës, pikërisht pasi u zu që qëllimisht ka shkaktuar zjarr të shkallës së dytë, shkruan Foxneës, përcjellë Klan Kosova.
Por kjo nuk del të jetë e gjitha, Chamblee fillimisht u nis për të djegur veturën duke menduar që është e ish-të dashurit, por automjeti i tipit Honda i përkiste një të panjohuri.
Sipas pronarit të makinës tashmë të dëmtuar nga zjarri, nuk e njihte vajzën dhe se asnjëherë nuk e kishte parë atë, njofton Klan Kosova.
Momenti i vënies së zjarrit ndaj veturës, është kapur edhe nga kamerat e sigurisë në Florida, për më shumë detaje ndiqni pamjet në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=LAs3moQM7yE
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.