Lajmet e fundit

Achraf Hakimi do të bashkohet me Paris Saint-Germain, pasi të dy klubet thuhet se kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e 22 vjeçarit.
Hakimi u bashkua me Interin nga Real Madridi për 45 milionë euro, por si duket do të largohet nga nerrazurët pas vetëm një sezoni.
Sipas Sky Sport Italia, PSG dhe Inter kanë rënë dakord për shifrën e transferimit për përfaqësuesin e Marokut i cili pritet të transferohet ne kryeqytetin francez për 60 milionë euro plus 10 milionë bonuset.
Sipas Fabrizio Romano, Hakimi do të bëjë testet mjekësore javën e ardhshme, kurse do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me gjigandët e Ligue 1 dhe të dy ai dhe Gigio Donnarumma do të prezantohen së shpejti, njofton Klankosova.tv
https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1408920299102429184