Pamjet e një grabitjeje të ndodhur javën e kaluar në një hotel në Ohio, SHBA, paraqesin një rast jo fort të zakonshëm.
Në videon e publikuar nga Policia atje, shihet hajduti i maskuar, që afrohet te recepsioni i hotelit Red Roof Inn, ia gjuan një çantë punëtores dhe i kërkon t’ia mbush me të gjitha paratë që ndodhen në arkë.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut nuk është vetëm grabitja, por mënyra si përfundon, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Pasi merr paratë, i dyshuari i drejtohet punëtores me fjalën “faleminderit”, teksa ajo ia kthen “Në rregull, faleminderit, natën e mirë”.
Ndryshe, autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e tij. /Klankosova.tv
https://youtube.com/shorts/PNa_IJBusQw?si=L3I_Vw3HWNPoVxTU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.