Lajmet e fundit

Tre persona të dyshuar kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në Ferizaj, nga ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i shtëpisë i cili ka treguar se gjatë ikjes, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është aktivizuar plani operacional. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.