Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Hajvali të Prishtinës, ku kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistoletë me 14 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 10 fishekë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur dy armë zjarri, një pistolete me 14 fishekë të kalibrit 9mm dhe një pushkë gjuetie me 10 fishekë. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.