Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara ku persona të panjohur kanë hyrë dhe kanë vjedhur në dy objekte fetare në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh, dyshohet se hajnat kanë depërtuar me forcë brenda objekteve dhe kanë marrë arkën e bamirësisë me disa para të gatshme, transmeton Klankosova.tv.
Rastet po hetohen nga policia, thuhet në raportin 24-orësh.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.