Një rast i vjedhjes është raportuar të hënën në Prishtinë, ndërsa ka ndodhur më 1 maj.
Policia njofton përmes raportit se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda banesës së një burri dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe disa çanta.
“Më 04.05.2026 është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe aty kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, dhe disa çanta. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”./Klankosova.tv
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.