Dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur para nga një lokal në Prishtinë.
Rastin në polici e kanë lajmëruar dy burra.
Sipas raportit të policisë, hajnat janë larguar në drejtim të panjohur.
“Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.