Dy trafo në ndërmarrjen Trepça ishin cak i hajnave.
Ata arritën të marrin tela bakri në vlerë prej 80 mijë eurove, raporton KlanKosova.tv.
’Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro", thuhet nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Mitrovicës.
https://www.youtube.com/watch?v=38L0I7fkt3I
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.