Lajmet e fundit

Njëri nga tre portierët e Kosovës, Bledar Hajdini ka thënë me të përfunduar ndeshja kundër Kroacisë së nuk duhet të kritikohen shumë pas humbjes 0:6, pasi janë përfaqësuese e re, transmeton Klan Kosova.
“Përfundon ndeshja, humbëm me një rezultat shumë të thellë por s'duhet harruar fakti se jemi një përfaqësuese e re dhe na duhet ende kohë që të konsolidohemi dhe të vijmë deri tek lojërat e mira.”
“Atmosfera e krijuar nga tifozët ishte e zjarrtë faleminderit të gjithëve. Shpresojë që në lojën kundër Ukrainës të bëjmë një paraqitje më të mirë. Forca Kosovë”, ka shkruar Hajdini në profilin zyrtar të tij në Facebook.