Kandidati i PDK-së për komunën e Drenasit, Petrit Hajdari, me rastin e hapjes së fushatës së zgjedhjeve lokale, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen masive dhe u bëri thirrje të bashkohen në fushatën për "Drenasin e së ardhmes".
Ai u shpreh i bindur se "zemra e Drenasit është PDK gjithmonë", transmeton klankosova.tv.
''Të pathyeshëm!!!
Nuk ka ndjenjë më të fortë sesa kur flet me ata që të kanë rritë, që të kanë dhënë besim, që të kanë dhënë dashni.
Falemnderit, falemnderit, falemnderit njëmijë herë Drenasi im
Fitorja jonë po vjen. Uragani i PDK-së u nis për të mos u ndalur!
Falemnderit nga zemra të gjithëve
Ju dua fort dhe ju ftoj t’i bashkoheni kësaj fushate bashkohore, për Drenasin e së ardhmes.
Nuk ka sallë që na zë. Zemra e Drenasit është PDK gjithmonë!
I juaji,
Petrit E. Hajdari''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.