01.03.2023 · përditësuar para 1195 dite1 min lexim
Kryetari i OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari, ka thënë se po i përcjellim me shqetësim zhvillimet pas publikimit të emrave nga ana e Gjykatës Speciale të viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur me forcë.
Hajdari tha se ky është skandali i dytë i kësaj gjykate, pasi sipas tij, skandali i parë është dënimi i Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
“Është një skandal i dytë nga kjo gjykatë. Ju e dini edhe më herët për skandalin që janë nxjerr listat e publikuara me emra nga e njëjta gjykatë dhe sot janë të dënuar dy krerë të UCK-së, shkaku i skandalit që ka ndodhur pikërisht nga kjo gjykatë”, është shprehur Hajdari në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.
Emrat e viktimave që pretendohet nga ana e Gjykatës Speciale se janë vrarë ose zhdukur me forcë janë pjesë e aktakuzës zës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
https://www.youtube.com/watch?v=GHcji3HKxyk
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.